Champions, 8 skuadra sigurojnë raundin e eliminimeve

Pas zhvillimit të ndeshjeve të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, janë mësuar emrat e skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në raundin tjetër. Skuadrat që janë kualifikuar janë: Bajern Munihu, Mançester Siti, Porto, Borusia Dortmund, Liverpulli, Çellsi, Sevilja dhe Barcelona.

Një situatë e paqartë mbetet te grupi B, ku të katër skuadrat kanë ende gjasa për të kaluar tutje.  Gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit, ku Real Madrid takohet me Borusia Mynshengladbahun, ndërsa Interi pret Shakhtarin.

LEXO EDHE:

Back to top button