Chollet për dialogun: Implementimi do të zhbllokojë beneficione për të dyja shtetet

Chollet për dialogun: Implementimi do të zhbllokojë beneficione për të dyja shtetet

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se implementimi i propozimit evropian për normalizim raportesh midis Kosovës dhe Serbisë do të sillte përfitime të konsiderueshme për të dyja shtetet.

Në dy postime në Twitter, Chollet ka treguar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para takimit të së shtunës në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Kam folur me kryeministrin Albin Kurti për bisedimet e nesërme për normalizim raportesh me Serbinë, nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Implementimi do të zhbllokojë beneficione për të dyja shtetet dhe do të tregonte përkushtim për të ardhme paqësore për rajonin”, ka thënë ai për bisedën me Kurtin./kosovapress/

LEXO EDHE:

Back to top button