Christian Lindner rizgjidhet kryetar i Partisë Liberale

Christian Lindner rizgjidhet kryetar i Partisë Liberale

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, u rizgjodh kryetar i Partisë Liberale (FDP) për dy vite të tjera. Në kongresin federal të partisë në Berlin, kandidatur e 44-vjeçarit Lindner mblodhi 88% të votave.

Christian Lindner ka udhëhequr FDP, një nga tre partitë që përbëjnë koalicionin qeverisës në Gjermani  që nga dhjetori 2013. Në votimin përkatës Lindner mori 511 vota, 51 anëtarë të FDP votuan kundër dhe 17 abstenuan.

Ai shprehu mirënjohjen e tij “për këtë mbështetje të veçantë”.

Kur ai u zgjodh dy vjet më parë, ai mori 93% të votave, por kjo ishte vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, një periudhë e karakterizuar zakonisht nga tubime partiake./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button