Arsyet që kjo gruaja jetoi 122 vjet?

Kompania britanike Eden’s Gate kreu një kërkim mbi njerëzit më të moshuar në botë për të zbuluar se çfarë i ndihmoi ata të jetonin gjatë.

Ata studiuan gjashtë persona që ishin mbi 100 vjeç. Sigurisht, dieta, stresi dhe statusi socio-ekonomik luajtën një rol në sa kohë jetuan këta mbajtës të rekordeve.

Kompania e përmendur deklaroi se francezja Jean Louise Calment ishte personi më i vjetër në botë – ajo jetoi për 122 vjet, raporton revista Eat This, Not That.

 

 

 

Në një rast ajo renditi tre ushqimet që hante çdo ditë:

Cokollate

Ajo e hante pas çdo vakti. Edhe pse dikujt mund t’i duket e çuditshme, ky ushqim ka përfitime të shumta shëndetësore. Hulumtimi i publikuar në revistën Antioxidants & Redox ka treguar se çokollata është e mirë për zemrën, se ndihmon në luftimin e kancerit dhe sëmundjeve infektive që dëmtojnë sistemin imunitar.

 

 

 

Vaj ulliri

Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) thekson se vaji i ullirit, ndër të tjera, përmban vitaminë E dhe ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL). Prandaj, rreziku i sëmundjeve të zemrës është më i ulët. Rezultatet e hulumtimit, të publikuara në Journal of the American College of Cardiology , treguan se konsumimi i sasive të mëdha të vajit të ullirit lidhet me një jetë më të gjatë. Mjekët këshillojnë ta përdorni në vend të margarinës dhe majonezës.

Verë

Calment tha se i pëlqente veçanërisht të pinte port, një verë e kuqe e prodhuar në Portugali. Shumë njerëz e konsumojnë këtë lloj vere si pjesë e dietës mesdhetare, e cila është shpallur më e shëndetshme për organizmin. Sigurisht, është e rëndësishme të konsumoni një sasi të moderuar, jo më shumë se një gotë në ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button