Cilët janë klubet me vlerën më të madhe në merkato?

“Forbes”, ka hartuar një renditje të veçantë sa i përket klubeve që kanë vlerën më të madhe në merkato. Revista amerikane niset duke marrë parasysh organikën e futbollistëve aktualë, infrastrukturën, markën, marketingun, por sidomos edhe stadiumet.

 

 

 

Në vend të parë qëndron Barcelona me 4.76 miliardë dollarë, ndërsa ndiqet nga Real Madrid me 4.75 mld dollarë. Pas tyre Bajern Munihu me 4.125 miliardë dollarë dhe Top 5, mbyllet me Man. Junajtedin me 4.2 mld, që ndiqet me shifër të barabartë (4.1) nga Liverpuli dhe Man. Siti.

Për të parë italianen e parë duhet të shkojmë në vendin e 11-të ku ndodhet Juventusi me gati 2 mld dollarë vlerësim. 743 mln dollarë Interi dhe 559 mln dollarë Milani.

LEXO EDHE:

Back to top button