Cili është kombi që diskriminon më shumë shqiptarët?

Cili është kombi që diskriminon më shumë shqiptarët?

Shqiptarët ndihen më të diskriminuar nga populli grek. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, se cili nga popujt evropianë është më diskriminues me emigrantët shqiptarë, 66.5% e tyre janë shprehur se janë grekët.

Me një diferencë të konsiderueshme nga grekët, lista vijon me anglezët me 13.3%, francezët me 7.3%, gjermanët me 4%, italianët me 3.5%, holandezët 1.3%, nordikët 1.2%, austriakët 1.1%, zviceranët 0.8%, belgët 0.6% dhe spanjollët 0.5%.

Ndërkohë, kur janë pyetur se cilët janë popujt më mikpritës ndaj shqiptarëve, vendin e parë e zënë italianët me 38.7%, pasuar nga gjermanët me 33.6%, grekët me 8.4%, anglezët me 5.1%, zviceranët 1.7%, francezët me 1.4%, belgët e spanjollët me 0.6%, holandezët 0.5% dhe nordikët 0.4%.

LEXO EDHE:

Back to top button