Çiro Imobile paralajmëron mbrojtjen e Bajernit

Sulmuesi i Lazios, Çiro Imobile, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bajern Munihun. Sulmuesi italian është njëri nga golashënuesit më të mirë në Evropë, në vitet e fundit. Ai para ndeshjes me Bajern Munihun që do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve, u shpreh i kënaqur për sfidën.

 

“Të garosh me Kristiano Ronaldon dhe Robert Levandovskin për “Këpucën e Artë”, ka qenë një motiv i madh për mua. Ata janë kampionë absolute. Jam i koncentruar në skuadrën time, në atë që mund të bëjmë. Jam i emocionuar që do luaj kundër Bayernit. Të gjithëve na vjen keq qe për këtë sfidë nuk do i kemi tifozët e pranishëm në stadium”, tha mes tjerash Immobile.

LEXO EDHE:

Back to top button