Çisora premton “luftë” të ashpër ndaj Tajson Fjurit

Derek Çisora ka premtuar se do të ketë “luftë” në ndeshjen e së shtunës ndaj Tajson Fjurit. Britaniku është tejet optimist për fitore, andaj synon që t’ia ndalë ecurinë si i pamposhtur “Gypsy Kingut”.

 

“Të shtunën do të shkoj për një luftë. Janë dy rrugë drejt synimit tim. Do ta marr atë që është e tij dhe do ta bëj timen. Ju garantoj se do të kënaqeni me shoun që do të dhurojmë ne të dy”, u shpreh Çisora.

 

Mbetet të shihet nëse “Del Boy War” ka për ta befasuar kampionin e botës në peshat e rënda. Deri më tani dyshja janë ndeshur dy herë. Në të dyja rastet ka fituar Fjuri.

LEXO EDHE:

Back to top button