Çmenduria, biletat shiten 28 herë më shtrenjtë se sa çmimi fillestar!

Biletat për të ndjekur në stadium ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës mes Anglisë dhe Francës po shiten për 10 mijë paund, ndërsa tifozët e dëshpëruar për të qenë në stadium të shtunën duhet të paguajnë 28 herë më shtrenjtë sesa vlera fillestare e tyre.

Rreth 9.500 tifozë anglezë pritet të jenë të pranishëm në stadiumin “Al Bayt” për të mbështetur skuadrën e Garet Sauthgejtit për një biletë në gjysmëfinale në turneun e dytë radhazi pas “Rusi 2018”.

Kampionët në fuqi të Botës kundër skuadrës që u rendit në vendin e katërt në turneun e katër viteve më pare, po tërheq shumë interes edhe te tifozët neutralë. Gati 800 bileta janë rishfaqur në portalet e rishitjes së tyre dhe çmimet e tyre janë marramendëse, duke u shitur 28 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre fillestar.

Dy bileta në kategorinë e 175 paundëve po shiten në sajtin “Ticombo” për 5 mijë paund secila dhe 709 paund duhet paguar për prenotimin e tyre.

Një çmim i tillë mbulon vetëm biletat dhe tifozët të cilët nuk ndodhet aktualisht në Katar, që duhet të shtojnë edhe kostot e fluturimit dhe akomodimit për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës.

Megjithatë, tani nuk është më e vështirë për të hyrë në Katar për tifozët, sepse atyre nuk u duhet më një biletë ndeshjeje për të marrë lejen e nevojshme të emigrimit “Hayya” për të shkelur në vend./Panoramasport/

LEXO EDHE:

Back to top button