Comodita Home i dhuroi dyshekë Klinikës për fëmijë në Kozle!

Me dhurimin e dyshekëve për Klinikën e fëmijëve në  Kozle fillon misioni humanitar nën parullën “Çdo ëndërr është e rëndësishme”!

Me donacionin në Klinikën për fëmijë Kozle, Comodita Home fillon aksionin e saj humanitar të donacioneve të mbi 1500 dyshekëve, dhe donacioni është me vlerë mbi 100 000 euro!

Comodita Home është në treg në Maqedoni që nga viti 2019 dhe së shpejti do të hapim qendrën e 20 të shitjes. Krenaria jonë e veçantë e markës janë dyshekët që janë prodhim vetanak i Komodita. Fabrika për prodhimin e dyshekëve Komodita është fabrikë me një nga objektet më të mëdha të prodhimtarisë në botë.

Duke pasur parasysh që ne disponojmë me dyshekë, të testuar dhe çertifikuar nga laboratorë shumë të specializuar, ne e dimë se sa i rëndësishëm është gjumi i mirë dhe secili prej nesh e meriton atë. Njerëzit me probleme shëndetësore, të rriturit, fëmijët nga kategoritë e rrezikuara shoqërore por dhe të gjithë të tjerët meritojnë një pushim të këndshëm dhe të qetë. Nën parullën “Çdo ëndërr është e rëndësishme”, Comodita Home do të ndihmojë kudo që ndihma jonë është e nevojshme.

Ne kemi përgatitur me kujdes strategjinë tonë për ndihmë ndaj institucioneve shëndetësore dhe do ta realizojmë deri në fund të vitit. Ne planifikojmë t’i dhurojmë mbi 1500 dyshekë Klinikës për fëmijë Kozle, Kardiologjisë, Kovid qendrave në të gjithë MK, Geriatrisë, SOS Fshatit të fëmijëve, dhe ky donacion i yni ka një vlerë financiare prej mbi 100,000 euro. Në bashkëpunim me Komunat, ne do të ndihmojmë drejtpërdrejt familjet më të rrezikuara.

Donacionet do të bëhen çdo dy javë, dhe pas këtij donacioni të sotshëm, unë e shpall të konfirmuar edhe donacionin për Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naum Ohridski ”- theksoi Hariton Gaxhoski në konferencën për shtyp.

Me këtë hap ne jemi të lumtur që do të ndihmojmë bashkëqytetarët tanë dhe besojmë se gjesti ynë human do të jetë një nxitje që kompanitë e tjera të kenë përgjegjësi shoqërore dhe të ndihmojnë të gjithë brenda sferës së tyre të veprimit dhe mundësive të tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button