“Covid 19”, anulon turneun “Gongu i Artë 2020”

Këshilli Drejtues i Federatës së Boksit të Maqedonisë solli vendimin që të anulojë turneun “Gongu i Artë” për shkak të pandemisë “Covid 19”. Turneu tradicional duhej të zhvillohej në muajin nëntor dhe do të ishte 50-ti më radhë, mirëpo për shkak të pandemisë “Covid 19”, organizatorët e këtij eventi kanë vendosur që të anulojnë.

“Qëllimi ynë është këtë vit të organizojmë “Gongun e Artë”, në mënyrë dinjitoze dhe me boskierë kualitativ nga Evropa dhe bota, në përputhshmëri me jubileun e 50 vjetorit të këtij eventi sportiv. Është e pamundur që në këtë situatë të pandemisë botërore të organizojmë një event të tillë dhe jemi të detyruar që të shtyejmë për vitin e ardhshëm. Edhe manifestime të tjera sportive janë shtyer për vitin tjetër përfshi këtu edhe Lojrat Olimpike, andaj konsiderojë se është një vendim i drejtë. Ky manifestim meriton një organizim kualitativ në nivel të lartë,” ka thënë mes tjerash, presidenti i Federatës së Boksit në Maqedoni, Primislav Dimoski.

Në historikun e këtij eventi dhe për arsye të ndryshme, turneu ndërkombëtarë “Gongu i Artë”, vetëm dy herë nuk është zhvilluar, në vitn 1988 dhe 1997, ndërsa ky është rasti i parë që ky turne të anulohet për pandeminë e koronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button