“Covid 19”, Bozhinovski largohet nga kampi i Maqedonisë

Portieri i Sileksit, Daniel Bozhinovski, që ishte i ftuar nga Igor Angelovski për sfdiat e Maqedonisë në muajin nëntor, sot ka rezultuar pozitiv në testet për “Covid 19”. Bozhinovski, pasi ka marë rezultatin është larguar nga hoteli, ku qëndrojnë reprezentuesit e tjerë dhe është vënë në vetizolim.

Për fat të keq jam pozitiv me koronavirus dhe duhet të kalojë një periudhë në karantinë. Nuk kam simptome, por jam i detyruar që të jem i izoluar nga bashkëlojtarët në periudhën e ardhshme. Kolegëve të mi nga përfaqësuesja e Maqedonisë u dëshirojë sukses në rrugën drejt Kampionatit Evropian. Do të jem një ndër përkrahësit më të mëdhenj,” ka deklaruar mes tjerash Bozhinovski, përcjell FFM.mk.

Trajneri Igor Angelovski, nuk do të ftojë portier tjetër për sfidën me Gjeorgjinë, mirëpo lë të hapur munëdsinë që këtë të bëj në dueet e tjera të Ligës së Kombëve, ndaj Estonisë dhe Armenisë.

LEXO EDHE:

Back to top button