“Covid 19” pushton kampin e skuadrës së Njukasëllit

Koronavirusi “pushtoi” klubin anglez të Njukasëllit. Seancat e fundit stërvitore janë anuluar dhe i gjithë grupi i futbollistëve është futur në karantinë. Ditën e dielë u konfirmuan shumë raste pozitive dhe si pasojë trajneri Stiv Brus, e anuloi seancën stërvitore. Sipas raportimit të “The Guardian”, ekipi nuk do të rikthehet në stërvitje të paktën deri ditën e mërkurë, kur futbollistët dhe stafi do të testohen sërish. Deri më tani ndeshja kundër Aston Villas që është programuar për ditën e premte është në rrezik.

Në rast se ajo do të shtyhet për në një datë tjetër, atëherë do të bëhet ndeshja e parë e Premier Ligës që shtyhet nga pandemia, nga rifillimi i kampionatit në muajin qershor. Aston Villa-Njukasëll parashikohej të ishte edhe ndeshja e parë me tifozë në Premier Ligë që nga muaji mars, pasi qeveria vendosi të lejojë në stadiumet e Britanisë së Madhe, që prej datës 2 dhjetor, të paktën 2 mijë tifozë për ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button