Covid-19 rrit rrezikun e depresionit dhe demencës

Nga Rachel Schraer – BBC

Njerëzit e diagnostikuar me Covid-19 në gjashtë muajt e fundit kishin të ngjarë të zhvillonin depresion, demencë, psikozë dhe goditje në tru, kanë zbuluar studiuesit.

1/3 e tyre vazhdoi të zhvillonte këto probleme, edhe pse e kishte kaluar Covid-19. Ndërsa ata që shtroheshin në spital apo kujdes intensiv kishin një rrezik më të lartë. Kjo ka të ngjatë të jetë si pasojë e stresit, ashtu edhe nga virusi që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në tru.

Shkencëtarët britanikë shikuan të dhënat elektronike mjekësore të më shumë se gjysmë milioni pacientë në SHBA dhe shanset e tyre për të zhvilluar një nga 14 kushtet e zakonshme psikologjike ose neurologjike, të tilla si:

-hemorragji truri
-goditje në tru
-Parkinsonit
-Sindroma Guillain-Barre
-demencë
-psikoza
-çrregullime të humorit
-çrregullime ankthi

Ankthi dhe çrregullimet e humorit ishin diagnoza me e zakonshme në mesin e atyre me Covid, dhe këto kishin shumë të ngjarë të përjetoheshin si pasojë e stresit se ishin sëmurë, apo sepse ishin dërguar në spital, sipas studiuesve.

Kushtet si goditja në tru dhe demenca kishin më shumë të ngjarë të vinin nga ndikimet biologjike që ka vetë virusi, ose reagimet e trupit ndaj infeksionit në përgjithësi.

Covid-19 nuk shoqërohej gjithashtu me një rrezik në rritje të sindromës Parkinson ose Guillain-Barre (një rrezik nga gripi).

Shkaku dhe pasoja

Studimi ishte vëzhgues, kështu që studiuesit mund të thoshin nëse Covid-19 kishte shkaktuar ndonjë nga diagnozat. Disa njerëz kishin pasur goditje në tru ose depresion 6 muajt e ardhëm, pasi kishin kaluar Covidin.

Por, duke krahasuar një grup njerëzish që kishin pasur Covid me dy grupe të tjera respektivisht me grip dhe infeksione frymëmarrje, studiuesit e Universitetit të Oxford arritën në përfundimin se Covid shoqërohej me më shumë probleme në tru sesa sëmundjet e tjera të frymëmarrjes.

Pjesëmarrësit përputheshin nga mosha, seksi, përkatësia etnike dhe kushte shëndetësore, për t’i bërë ato sa më të krahasueshme që të ishte e mundur.

Të sëmurët kishin 16% më shumë gjasa të zhvillonin një çrregullim psikologjik ose neurologjik pas Covid sesa pas infeksioneve të tjera të frymëmarrjes dhe 44% më shumë sesa njerëzit që shëroheshin nga gripi. Për më tepër, sa më shumë i sëmurë të ishte pacienti me Covid, aq më të mëdha ishin gjasat që të merrte një diagnozë të mëvonshme për shëndetin mendor.

Gjendja shpirtërore, ankthi ose çrregullimet psikotike prekën 24% të të gjithë pacientëve, por kjo u rrit në 25% tek ata që shtroheshin në spital, në 28% tek njerëzit që ishin në kujdes intensiv dhe 36% tek njerëzit që përjetuan delir ndërsa ishin të sëmurë.

Goditjet në tru prekën 2% të të gjithë pacientët me Covid, duke u rritur në 7% të atyre që pranohen në spital dhe 9% te ata që kishin delirium.

Demenca u diagnostikua në 0.7% të të gjithë pacientët me Covid, dhe me 5% te ata që do të kishin përjetuar deliriumin si simptomë.

Çfarë i bën trurit Covid-19?

Skanimet e biobankit në Mbretërinë e Bashkuar synojnë të zbulojnë trashëgiminë e shëndetit.

Ka prova që virusi hyn në tru dhe shkakton dëme të drejtpërdrejta, shpjegoi profesori i neurologjisë Masud Husain në Universitetin Oxford.

Mund të ketë efekte të tjera indirekte, si për shembull mpiksje gjaku dhe inflamacion të përgjithshëm që ndodh kur trupi i përgjigjet një infeksioni.

Prof Dame Til Wykes, në Institutin e Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës, në King’s College London, tha: “Studimi konfirmon dyshimet tona se një diagnozë Covid-19 nuk ka të bëjë vetëm me simptoma të frymëmarrjes, por gjithashtu ka të bëjë me probleme psikiatrike dhe neurologjike. Duke parë mbi gjashtë muaj pas prekjes nga Covid, është vërtetuar se pasojat mund të shfaqen shumë më vonë sesa pritej, diçka që nuk është lajm i ri për ata që vuajnë nga Covidi i gjatë. Megjithëse siç pritej, rezultatet janë më serioze në ata që shtrohen në spital. Studimi tregon se efektet serioze janë gjithashtu të dukshme tek ata që nuk janë shtruar gjithashtu”.

LEXO EDHE:

Back to top button