“Covid 19” shtyn derbin MZT Skopje – Pelisteri

Kampioni aktual në basketbollin vendor, skuadra e MZT Skopjes, është goditur nga “Covid 19”, pasi që ka marrë disa rezultatin pozitiv në testimet e fundit të basketbollistëve dhe është detyruar që të kërkojë anulimin e sfidës me Pelisterin. Nga radhët e MZT Skopjes kanë konfirmuar se kapiteni Damjan Stojanovski është prekur me “Covid 19”, andaj që të parandalohet pandemia e koronavirusit, është kërkuar anulimi ose shtyerja e përballjes me Pelisterit, të cilën e ka pranuar edhe skuadra nga Manastiri. Në këtë mënyrë është shtyer derbi MZT Skopje – Pelisteri, që duhej të zhvillohej gjatë ditës së diel, ndërsa sot pritet të zhvillohen 3 takime e tjera: TFT – Euro Nikel 2005, Skopje Uni Bank – Gostivari dhe Rabotniçki – Akademiaj FMP.

LEXO EDHE:

Back to top button