Dafina Zeqiri fshiu çdo postim për të shpërndarë këtë fotografi


Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka vendosur të fshijë çdo postim të mëparshëm në llogarinë e saj në ‘Instagram’, duke hedhur një foto të re ditën e sotme e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Ajo ka ndarë një foto ku shihet se është e mbuluar me shaminë e kuqe, duke mos shtuar asnjë detaj tjetër.

Fansat dhe miqtë e këngëtares kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, duke pyetur Dafinën se çfarë po përgatit kësaj here, megjithatë çdo gjë mbetet ende një surprizë.

Nuk dihet nëse në këtë mënyrë Dafina do të prezantojë projektin e ardhshëm muzikor apo diçka tjetër që lidhet sërish me muzikën, por këtë pritet ta zbulojë vetë ajo në ditët në vazhdim.

LEXO EDHE:

Back to top button