Dani Olmo dhe Fermin, “balotazh” për një vend titullari ndaj Interit

Koha shtesë në betejën e Kupës së SPanjë në Seviljë, ka lënë gjurmë edhe për Hansi Flikun, ndaj dilemat e tij për formacionin nuk mungojnë, sidomos për shkak të mungesës së sigurt të Levandovskit. Shtatë lojtarë të Barcelonës kanë luajtur mbi 100 minuta në atë finale, përfshirë Rafinjan dhe Pedri, për të përmendur dy prej tyre. Përballë Interit do të nevojitet versioni më i mirë i katalanasve.

Në mesfushë, Pedri dhe de Jong pritet të kenë sërish në dorë çelësat e lojës së Barcelonës, me Gavin si alternativën e parë nga stoli. Dilema kryesore për Flik qëndron në rolin pas sulmuesit. Fermin dhe Dani Olmo po garojnë për një vend titullari pas Ferran Torresit.

Në sulm, pavarësisht gjendjes fizike dhe kohës së rikuperimit, do të luajnë Rafinja në të majtë dhe Lamine Jamal në të djathtë, me Ferran të konfirmuar si zëvendësuesi i Levandovskit për shkak të aftësisë së tij për të bashkëpunuar ngushtë me shokët e skuadrës dhe sulmuar hapësirat.

Edhe pse përfunduan të rraskapitur ndeshjen ndaj Realit, trajneri Flik e di që nuk ka zgjidhje tjetër për treshen sulmuese, ndaj do të kërkojë një përpjekje shtesë nga yjet e tij.

Trajneri gjerman, që është ende në garë për të gjitha objektivat sezonale, do të duhet të gjejë ekuilibrin e duhur për ndeshjen e parë kundër Interit, duke balancuar lodhjen me domosdoshmërinë për të përfituar maksimalisht nga faktori fushë në një duel që zgjat të paktën 180 minuta.

LEXO EDHE:

Back to top button