Danimarka futet në karantinë të pjesshme

Masat e karantinës së pjesshme për të parandaluar përhapjen e Covid-19 do të shtrihen në të gjithë qytetet e Danimarkës.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur qeveria daneze disa ditë pasi vendi po përballet me shtimin e numrit të rasteve të infektuar nga Covid.

“Bllokimi i pjesshëm do të shtrihet në të gjithë vendin”– kishte shkruar në llogarinë e tij në Facebook ministri i Transportit, Benny Engelbrecht.

“COVID-19 ka fituar shumë terren në Danimarkë. Shkalla e infektimit është shumë e lartë dhe numri i shtrimeve në spital po rritet gjithnjë e më shumë”– shtoi ai.

Masat anti-COVID-19 të vendosura më 7 dhjetor, ishin të vlefshme vetëm për Kopenhagën dhe rrethinat e saj.

Në pjesën tjetër të vendit, ato do të hyjnë në fuqi nga e mërkura në orën 16:00 dhe do të jenë në fuqi deri më 3 janar.

LEXO EDHE:

Back to top button