Dasma mund të kthehej në tragjedi, vjehrra përpiqet të helmojë nusen gjatë ceremonisë

Dasma mund të kthehej në tragjedi, vjehrra përpiqet të helmojë nusen gjatë ceremonisë

Nuk ka dasmë pa dramë, por ngjarja e mëposhtme nuk është aspak një nga gjërat e zakonshme që mund të dëgjosh për to.

Një organizatore dasmash, Callie, është bërë virale në Tik Tok pasi ka rrëfyer historinë e një dasme me të cilën ajo po merrej, e cila mund të ishte kthyer në një tragjedi. Vjehrra u përpoq të helmonte nusen pikërisht në ditën e shënuar të saj.

Callie e fillon rrëfimin e saj me ngarkesën e zakonshme dhe çështjet për të cilat duhet të kujdeset në raste të tilla, derisa iu desh të ndeshej me një porosi të paregjistruar që mbërriti nga një pastiçeri. Mamaja e dhëndrit shpjegoi se e kishte bërë ajo porosinë, e cila përshtatej edhe me tortën e dasmës në mënyrë që të kishte mjaftueshëm ëmbëlsira për të gjithë të ftuarit.

Deri këtu nuk kishte asnjë problem dhe Callie i vendosi mbi tavolinë, por flakët e ferrit pushtuan vendin kur vjehrra u përpoq t’i jepte nuses me zor një nga ëmbëlsirat. Doli që përmbanin arrë kokosi, ndaj së cilës nusja kishte alergji akute. Dhëndri, i cili vuri re kokosin, i bërtiti menjëherë së ëmës: “Mama, ti e di që ajo është alergjike!”

Kaluan disa sekonda pa asnjë reagim, të cilat u pasuan nga dhëndri që i ulërinte së ëmës, nusja e ngrirë në vend me pamje të tmerruar në fytyrë dhe vjehrra që dukej sikur nuk i interesonte aspak.

Fjalëve të të birit “ajo mund të kishte kaluar shok anafilaktik”, ajo iu përgjigj me: “Aksidentet ndodhin çdo vit”. Më pas, iu drejtua karriges së saj, mori sendet e veta dhe u largua.

LEXO EDHE:

Back to top button