De Bruyne i jep fund aventurës te Manchester City
De Bruyne i jep fund aventurës te Manchester City

Manchester City do t’i japë një lamtumirë mesfushorit Kevin De Bruyne këtë verë kur kontrata e tij të skadojë, duke i dhënë fund një periudhe 10-vjeçare të shkëlqyer në klubin anglez.
Belgu, një ikonë botërore e futbollit, ka luajtur 413 ndeshje për Cityn dhe sot kjo skuadër ka njoftuar se mesfushori bleg do të largohet në fund të këtij sezoni.
Gjatë kësaj periudhe të City, ai ka shënuar 106 gola, duke e bërë atë mesfushorin e parë të Cityt që nga Colin Bell që arrin mbi 100 gola.
33-vjeçari ka fituar 19 trofe të jashtëzakonshëm me Cityn, duke përfshirë gjashtë tituj të Premier League, dy Kupa FA, pesë Kupa të Ligës, një Ligë të Kampionëve UEFA, një Kupë të Botës për Klube FIFA, një Superkupë UEFA dhe tre Community Shields.