De Bryjne zbulon futbollistin më të nënvlerësuar te Man. Siti

Kevin De Brujne emëroi një legjendë të Man. Sitit si lojtarin më të nënvlerësuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë. De Brujne do të largohet nga Man. Siti kur kontrata e tij të skadojë këtë verë, pasi ka shijuar një karrierë ikonike në “Etihad”, duke fituar 16 trofe të mëdhenj, përfshirë gjashtë tituj të Premier Ligës dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023.
Mesfushori kreativ ka luajtur 416 herë për Sitin dhe së fundmi ka frymëzuar skuadrën e tij për një fitore të madhe ndaj Kristal Pallasin, duke i treguar Pep Guardiolës se çfarë do t’i mungojë sezonin e ardhshëm. Ai ka luajtur me disa lojtarë të mëdhenj të Sitit, duke përfshirë Vinsent Kompani, David Silva dhe Serxhio Aguero, ndër shumë të tjerë.
Për të mos përmendur Fernandinjon, i cili kaloi nëntë sezone prej ylli në Sitit pas transferimit të tij nga Shakhtar Donetsk në verën e vitit 2013.

Dhe De Brujne e cilësoi Fernandinjon si lojtarin më të nënvlerësuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë.
“Lojtari më i nënvlerësuar është Fernandinjo. Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë bën ai nëse nuk luani me të”, ka thënë De Brujne në një intervistë në vitin 2020.
Fernandinjo, i cili i kushtoi 34 milionë funte Sitit, luajti 383 ndeshje për klubin dhe fitoi pesë tituj të Ligës Premier gjatë periudhës së tij plot trofe. Pasi Fernandinjo mbylli karrierën e tij në Man. Siti, ai u kthye në Brazil, ku ri-nënshkroi për Atletiko Paranaense. Ai erdhi përmes akademisë së të rinjve të klubit brazilian dhe më pas hyri në ekipin e parë përpara se të shkonte në Evropë. 39-vjeçari ka bërë 117 paraqitje për Paranaense në periudhën e tij të dytë.