De Ketelaere, i thotë lamtumirë Brizhit dhe shkon në Milano

Lojtari belg, Sharll De Ketelaere i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Klub Brizh përmes rrjeteve sociale teksa pret që nënshkrimi i tij për Milanin të zyrtarizohet sonte ose nesër.

 

 

 

“Dua të falënderoj Klub Brizhin që më dha mundësinë që kur isha fëmijë të bëj pjesë në radhët e tyre duke bërë realitet ëndrrat e mia, që më keni trajnuar si lojtar profesionist. Faleminderit shumë për gjithçka,” shkruan De Ketelaere.

Pritet që ditën e nesërme lojtari të kryejë vizitat mjekësore te klubi i Milanit dhe pas nënshkrimi i kontratës dhe prezantimi.

LEXO EDHE:

Back to top button