De Ketelaere zbarkon në “San Siro”, shpalosen detajet e marrëveshjes

Pas një negociate të lodhshme një muaj të gjatë, Sharll de Ketelaere ka zbarkuar më në fund në Itali dhe është gati të bëhet një lojtar i Milan-it.

Fakti se negociatat me Klub Brizhin nuk kanë qenë të lehta dihet nga të gjithë, por e rëndësishmja, nga këndvështrimi kuqezi, është se Maldini dhe Massara kanë arritur të sigurojnë për shifra të pranueshme fantazistin që Pioli e kërkonte dhe meritonte.

De Ketelaere do të veshë fanellën e kampionëve të Italisë falë një oferte (të pranuar tashmë) prej 32 milionë eruosh, plus 3 si bonus dhe 12.5% të fitimit në rastin e një shitjeje të mundshme në të ardhmen.

Pasi ka kaluar natën në një hotel në zonën e “San Siro”-s, De Ketelaere do të zhvillojë sot vizitat mjekësore. Në fund, do të vijë firma në kontratën që do ta lidhë me klubin kuqezi deri në 2027-ën me rreth 2.5 milionë euro në sezon. Më pas, nesër, stërvitja e parë në “Milanello”.

LEXO EDHE:

Back to top button