Debate të ashpra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së


Debate të ashpra janë zhvilluar sot në mbrëmje gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim. Alsat mëson se dy deputet, Izet Mexhiti dhe Arben Zyberi, kanë bojkotuar takimin në shenjë revolte të degëve të tyre në Çair. Pakënaqësitë janë ndaj emërimeve të të Bujar Osmanit dhe Artan Grubit si ministra të ardhshëm në Qeverinë LSDM-BDI. Mbledhja e organeve drejtuese te BDI-së, siç mëson Alsat, po ashtu ka kaluar me pakënaqësi edhe nga disa dege partiake të tjera, si Likova, Saraji e Struga për ndarjen e resoreve. Një gjë e tillë la peng edhe emrin e ministres së re të Shoqërisë Informative dhe Administratës. Po ashtu, siç behet e ditur nga këto dege kane thënë se mund të mos marrin pjesë as në votimin e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.

LEXO EDHE:

Back to top button