Del në shitje shtëpia më e madhe në botë, u ndërtua për 8 vite

Shtëpia më e madhe në botë është në shitje pas gati një dekade në ndërtim. Rezidenca gjigante 105,000 metra katrorë, në lagjen e Los Angeles të Bel-Air, është nxjerrë në shitje me një çmim prej 340 milion dollarë. Rezidenca me 21 dhoma gjumi dhe 42 tualete nuk është vetëm shtëpia më e madhe në tokë, por çmimi e bën gjithashtu pronën më të kushtueshme personale për të dalë në treg në historinë amerikane.
Ndërtesa e quajtur ‘The One’ , u desh tetë vjet për t’u ndërtuar dhe kërkoi fuqi punëtore të më shumë se 600 punëtorëve, shkruan Daly Mail. Fotografitë e reja të paraqitura në Architectual Diges japin një pamje në shtëpinë e përfunduar së fundmi, e cila ishte projektuar nga arkitekti Paul McLean dhe zbukuruar nga projektuesi i brendshëm Kathryn Rotondi.
Dyshja u regjistrua për të krijuar “kështjellën” bashkëkohore nga prodhuesi i filmit Nile Niami, i cili zotëron pesë hektarë tokë në të cilën është vendosur banesa. Shtëpia ka një garazh për 30 makina, pesë pishina, si dhe një teatër me 30 vende.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button