Demokratët janë afër që të mbajnë kontrollin e Senatit

Demokratët janë afër që të mbajnë kontrollin e Senatit

Demokratët e presidentit Joe Biden janë më afër që të mbajnë kontrollin e Senatit, pasi senatori Mark Kelly fitoi garën në këtë shtet në zgjedhjet e mesmandatit. Fitorja e Kellyt ndaj republikanit Blake Masters, e vendos partinë republikane një ulëse larg fitores në Senat.

Demokratët mund të mbajnë kontrollin e Senatit nëse fitojnë Nevada ose në balotazhin në Xhorxhia, që mbahet muajin e ardhshëm. Që republikanët të fitojnë kontrollin në Senat duhet të fitojnë garën në këto dy shtete. Demokratët do të marrin shumicën nëse fitojnë edhe një ulëse, pasi kanë votën e nënpresidentes amerikane, Kamala Harris.

Republikanët megjithatë ende kanë mundësi që të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve apo Kongresit, teksa numërimi i votave për zgjedhjet e së martës po vazhdon. Nëse republikanët fitojnë kontrollin në një prej dy institucioneve të Kongresit, ata mund të pengojnë agjendën e presidentit Biden.

LEXO EDHE:

Back to top button