Dënohet me burg gruaja nga Malisheva, e cila gjuajti burrin me filxhan!

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me 5 muaj burgim me kusht të akuzuarën se e kishte shtyrë bashkëshortin dhe e kishte gjuajtur me filxhan shkaku i xhelozisë, E.E.

Sipas aktakuzës, më 1 shtator 2020, rreth orës 05:30, në shtëpinë e tyre të përbashkët, pas një mosmarrëveshje të atëçastshme, me dashje përdor forcën ndaj bashkëshortit-të dëmtuarit V.H. duke i shkaktuar dhimbje.

Në aktakuzë thuhet se pasi që e akuzuara vëren një mesazh në telefonin e të dëmtuarit, ashtu që në shenjë xhelozie fillon e fjaloset, duke i bërtitur dhe ofenduar, ashtu që i dëmtuari i largon fëmijët nga shtëpia dhe i dërgon tek një mik i tij, ndërsa e akuzuara vazhdon dhe bërtet dhe në një moment revoltohet duke e shtyrë me dy duart të dëmtuarin, e më pas e nxjerrë një filxhan dhe gjuan në drejtim të të dëmtuarit mirëpo nuk e godet. Ajo ngarkohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184, paragrafi 1, ku dënimi parashihet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Sipas aktgjykimit të shpallur të mërkurën nga gjykatësi Lulzim Paçarizi, dënimi me burg ndaj të akuzuarës nuk do të ekzekutohet, nëse ajo nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.

LEXO EDHE:

Back to top button