Denveri në finalen e Perëndimit, Bostoni barazon 3-3 ndaj Filadelfisë

Skuadra e Bostonit barazoi 3-3 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Filadelfia-s në Konferencën e Lindjes, pas fitores 95-86 në takimin e gjashtë. Edhe pse Filadelfia luante në fushën e saj nuk arriti ta shfrytëzojë këtë avantazh. Një ndeshje ku mbrojtja bëri diferencën dhe për Boston u dalluan Smart me 22 pikë e Tatum me 19, ndërkohë që për Celtics luajtën vetëm 7 lojtarë. Për Filadelfia-n, Embiid e Maksej realizuan nga 26 pikë secili, por që s’mjaftuan për të fituar e shkuar në finalet play off në Lindje.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Denverit bëhet ekipi i parë finalist, pas fitores 125-100 në fushën e Feniksit, duke fituar 4-2 serinë. Një ndeshje pa histori, e dominuar nga miqtë, që e merituan fitoren e kualifikimin.

Tjetër ndeshje e mirë për Nikola Jokiç, që realizoi sërish “triple double”, me 32 pikë, 10 kërcime dhe 12 asiste, mbështetur nga Marrej me 26 pikë e Pop me 21 pikë. Për Feniksin, Pejn realizoi 31 pikë dhe Durant 23, ndërkohë që zhgënjeu Buker me vetëm 12 pikë.

NBA-Konf.Lindje, Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia, 95-86 (3-3)

Neë York – Miami, (2-3)

NBA-Konf.Perëndim, Gjysmëfinale

DENVERI – Phoenix, 125-100 (4-2)

Golden State – Lakers, (2-3)

LEXO EDHE:

Back to top button