Denveri pa yjet kryesore “rreziston” fortë ndaj Feniksit

Vjen humbja e dytë radhazi për Denverin, që gjithsesi ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Denveri u mund 119-115 nga rivalët e Feniksit. Për Suns u dalluan Durant me 29 pikë e Paul me 25.

Fitore të rëndësishme për një vend në “play off” korri Majami, që mundi 129-101 Filadelfia-n jashtë fushe. Butler e Herro realizuan nga 24 pikë secili për Majamin, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Embiid për vendasit.

Skuadra e Oklahoma, falë 22 pikëve të Shai, mposhti 114-98 Juta Xhazin, ndërsa Klivlendi triumfoi 118-94 ndaj Orlando, ndeshje ku u dallua Grin me 21 pikë.

Fitore për statistikë e San Antonio, që falë 25 pikëve të Diop mundi 129-127 Portlandin.

NBA – REZULTATET

Orlando – Cleveland, 94-118

Philadelphia – Miami, 101-129

San Antonio – Portland, 129-127

Utah Jazz – Oklahoma, 98-114

Phoenix – Denver, 119-115

LEXO EDHE:

Back to top button