Derbi mes Interit dhe Real Madridit, formacionet e mundshme

13 herë fituesi i Ligës së Kampionëve Real Madridi do të zhvillojë sot ndeshje si mysafir në “Giuseppe Meazza” kundër Interit në kuadër të Grupit D.
Kjo do të jetë kampanja e tyre e dytë ku takohen këto dy ekipe gjigante, së bashku me skuadrën ukrainase Shakhtar Donetsk, ku gjenden në të njëjtin grup së bashku sikurse sezonin e kaluar.

Në sezonin e kaluar, “Galaktikët” mposhtën kampionin e Serie A në shtëpi, dhe si mysafirë në “Giuseppe Meazza” me rezultat 2:0.

Të dyja këto skuadra janë përballur gjithsej 13 herë mes vete, ku Real Madrid ka regjistruar tetë fitore, krahas katër fitoreve të Interit, dhe vetëm një herë janë ndarë me barazim.

Në ndeshjen e sotme për të dy gjigandët evropianë do të ketë mungesa, ku tek Interi nuk do të paraqiten Brazao, Eriksen, Sensi dhe Bastoni, kurse te Real Madridi do të mungojnë Bale, Ceballos, Kroos, Marcelo dhe Mendy.
Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Gutierrez; Valverde, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius Jr

Grupi D
21:00 Inter – Real Madrid (Stadiumi Giuseppe Meazza)

LEXO EDHE:

Back to top button