Deri më tani janë gjetur 403 trupa të pajetë të civilëve ukrainas të vrarë në Bucha

Kryetari i Buchas në Ukrainë thotë se autoritetet përkatëse deri më tani kanë gjetur 403 trupa të pajetë, që janë vrarë nga forcat ruse gjatë pushtimit të kësaj zone.

Në një konferencë për media, Antaoliy Fedoruk, gjithashtu tha se është akoma herët që banorët të rikthehen në qytet, që kur trupat e Kremlinit u larguan nga ky rajon për tu përqendruar më shumë në lindje të vendit, transmeton Telegrafi.

Skenat e civilëve me duar të lidhura që janë qëlluar me plumba në kokë dhe më pas janë shpërndarë rrugëve të Bucha, nxitën zemërim në tërë botën, ku kryeministri britanik Boris Johnson akuzoi Rusinë për krime lufte.

Në anën tjetër Rusia është munduar të arsyetojë veprimet, duke pretenduar se trupat e pajetë të civilëve të vrarë ukrainas janë vendosur nëpër rrugë, pasi që forcat ruse janë tërhequr nga qyteti – duke mohuar se kishin për objektiv civilët.

Megjithatë imazhet satelitore të siguruara nga kompania Maxar Technologies, tregojnë të paktën nëntë trupa të shtrirë rrugëve të Bucha, që kishin qëndruar me javë aty – pra në kohën kur ushtria ruse ishte akoma atje.

LEXO EDHE:

Back to top button