Deri në fund të shekullit njerëzit mund të arrijnë jetëgjatësinë prej 130 vjeç, sipas një studimi

Njerëzit mund të jetojnë deri në 130 vjeç deri në fund të shekullit, kanë pohuar shkencëtarët.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, analiza e të dhënave nga njerëzit që merren me statistika në “HEC Montreal” në Kanada ka sugjeruar se kufiri ekstrem i jetëgjatësisë së njerëzve mund të jetë deri në 180 vjeç.

Leo Belzile ka sugjeruar se rekordi për personin më të vjetër që ka jetuar ndonjëherë mund të thyhet deri në vitin 2100.

Rekordi aktual i përket Jeanne Calment, një gruaje franceze e cila vdiq në moshën 122-vjeçare në vitin 1997.

Belzile ka paralajmëruar se disa grupe të dhënash nuk sugjerojnë se ka ndonjë kufi të sipërm për jetëgjatësinë e njeriut dhe se ‘jetëgjatësia e njeriut qëndron shumë përtej çdo jetëgjatësie individuale të vëzhguar deri më tani ose që mund të vërehet në mungesë të përparimeve të mëdha mjekësore’.

Ai paralajmëroi në një letër të botuar në Rishikimin Vjetor të Statistikave dhe Aplikacionet e saj se më shumë njerëz që shtyjnë kufijtë aktualë të jetëgjatësisë do të kenë pasoja masive për shoqërinë.

Efektet do të përfshijnë faturat mjekësore të larta, pasi njerëzit vuajnë nga sëmundjet e shkaktuara nga pleqëria ekstreme.

 

LEXO EDHE:

Back to top button