Deshamp vazhdon me Francën, dilema është për sa kohë

Sipas raportimeve të fundit nga mediat franceze, Didie Deshamp është i gatshëm të vazhdojë me Francën dhe këtë do t’ja bëjë të ditur edhe presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, por pikëpyetja e vetme është kohëzgjatja e kontratës.

Drejtuesit e federatës janë të gatshëm t’i ofrojnë rinovimin deri në Euro 2024, por Deshamp nuk është i kënaqur, pasi ai dëshiron të drejtojë 2 herë kampionët e Botës edhe në Botërorin e vitit 2026.

Alternativa më e mundshme për të zëvëndësuar Deshamps në stolin e Francës është Zinedin Zidan, i cili është i papunë që prej fundit të sezonit 2020-2021, kur ai u largua nga Real Madrdid dhe është në pritje për të marrë drejtimin e kombëtares franceze, por mesa duket kjo nuk do të bëhet realitet, pas sukesit që Franca pati në Kupën e Botës së Katar.

Pavarësisht mungesave të shumta, Deshamps e menaxhoi mjaft mirë grupin që pati në dispozicion, i mori maksimumin dhe në fund i mungoi fati për të triumfuar për herë të tretë në botëror, teksa synimi i vendosur nga federate franceze ishte për të arritur deri në gjysmëfinale.

LEXO EDHE:

Back to top button