Dështimi i Starship, Musk humbet brenda ditës 13 mld dollarë

Dështimi i Starship, Musk humbet brenda ditës 13 mld dollarë

Elon Musk u shfaq optimist në mesazhin e tij në rrjetet sociale vetëm pak minuta pasi puna disa mujore për dërgimin në hapësirë të raketës më të madhe të prodhuar ndonjëherë u hodh poshtë me shpërthimin e saj pak pas lëshimit.

Sipas Forbes, vetëm brenda ditës së djeshme, Musk humbi më shumë se 13 miliardë dollarë. Kjo jo vetëm prej dështimit të raketës kostoja operative e çdo misioni hapësinorë llogaritet tek 2 milionë dollarët, e kësaj i shtohen dhe shpenzimet e shkatërrimit të saj, por edhe për shkakun e rënies së ndjeshme të aksioneve të kompanisë së tij Tesla në Wall Street.

Gjemb në shpinën e tij mbetet dhe Twitter-i, që së fundi ka pasur një përplasje për tarifat me Microsoftin.

SpaceX kishte planifikuar ta përdorte ‘Starship’ për të dërguar njerëz dhe ngarkesë në Hënë, dhe me vonë edhe në Mars. NASA pritet të përdorë një raketë të tillë, ‘Starship’, për ekipin e saj të ardhshëm që pritet të shkelë në Hënë. Tashmë njerëz të pasur, të cilët duan të vizitojnë Hënën, po rezervojnë bileta.

Fillimisht, lëshimi i raketës ishte caktuar në fillim të javës, por u shty për shkak të disa problemeve teknike. ‘Starship’ është shumë e fuqishme dhe tejkalon me lehtësi raketat hënore të NASA-s. Ajo është projektuar që të jetë plotësisht e ripërdorshme, gjë që ka ulur në mënyrë dramatike koston e prodhimit të tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button