Detaje të tjera nga tërmeti në Shkup

Detaje të tjera nga tërmeti në Shkup

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmë në Maqedoni.

“Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë në ora 02:02 ka regjistruar një tërmet me epiqendër që i përket zonës epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit 4. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”. thuhet në njoftimin zyrtar.

Tërmeti ka qenë 23 kilometra në lindje të qendrës së Shkupit, në një thellësi prej 7 kilometrash.


Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar në territorin e qytetit të Shkupit rreth orës 02:00 të mëngjesit. Sipas Observatorit Sizmologjik epiqendra ishte 23 kilometra në lindje të kryeqytetit në një thellësi prej 7 kilometrash. Tërmeti është ndjerë në të gjithë vendin,  thuhet në njoftimin zyrtar të këtij institucioni. Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në vendet e rajonit, sidomos në Kosovë.

LEXO EDHE:

Back to top button