Dhjetëra fluturime shtyhen në Britani për shkak të mjegullës
Dhjetëra fluturime shtyhen në Britani për shkak të mjegullës
Fluturime priten të shtyhen e shoferët janë paralajmëruar për kujdes për shkak të mjegullës në Britani.
Të premten rreth 20,000 persona u përballën me shtyrje të fluturimeve.
“Meqë mjegulla vazhdon të jetë prezente në Mbretërinë e Bashkuar, kufizimet e përkohshme të trafikut ajror mbeten në fuqi në vendet me shikueshmëri të ulët”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Kombëtar të Trafikut Ajror.
Autoritetet kanë bërë thirrje që pasagjerët të kontrollojnë fluturimet e tyre vazhdimisht për shkak të mundësisë për shtyrje.
Deri pasdite të shtunën mbi 200 fluturime janë shtyre nëpër aeroporte të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar, raportoi SkyNews.