Dhurata Dora sapo vulosi një super sukses ndërkombëtar, por jo në muzikë


Dhurata Dora është një nga emrat më IN të momentit, teksa arriti të bëhej pjesë e muzikës shqiptare shumë shpejt, duke korrur sukses pas suksesi.

Këtë verë ajo ka publikuar 3 projekte, një solo “Ferrari” dhe dy bashkëpunim me Azetin “Fajet” dhe “Xhep Remix”.

Të treja këngët kanë shkaktuar jo pak impakt te publiku, duke u kthyer në hite. Dhurata gjithashtu do të sjellë një këngë të re me Sabri Fejzullahun, ndërsa ai zbuloi se kënga që do të realizojnë, “Merrma shiun e Prishtinës”, një nga këngët më të famshme të Sabriut, që si duket do vijë në një version “Remake”.

Mirëpo, këngëtarja duket në super formë dhe super e karikuar dhe tashmë ka nisur të bashkëpunojë edhe me brand-e botërore shumë të njohura të veshjeve.

PUMA, e cila ka bashkëpunuar më herët me artistët më të njohur, si Rihanna, Selena Gomez apo The Weekend, ka  përzgjedhur këtë herë Dhurata Dorën për fushatën e saj digjitale në tregun e Europës, e cila u realizua në bashkëpunim me Zalando.

“Jam e lumtur që jam bërë pjesë e fushatës Puma x Zalando”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e videos së postuar në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button