Dibala drejt Premier Ligës, nëse largohet Murinjo

Pas zërave se Paulo Dibala ka një klauzolë për t’u larguar nga Roma dhe ajo parashikon që të transferohet në një ekip jashtë Serie A, skuadra e Man. Junajtedit ka nisur të interesohet. Sipas “Sky Sports”, ekipi i Junajtedit është gati të nënshkruajë me argjentinasin, pasi klauzola nuk është shumë e lartë.

Dibala erdhi erdhi verën e kaluar te Roma nga Juventusi dhe këtë sezon ka realizuar 8 gola në 16 ndeshje të Serie A. Gjithsesi, aventura e tij të verdhëkuqtë mund të përfundojë shumë shpejt, pasi ka zëra se edhe trajneri Hoze Mourinjo mund të largohet.

Man. Junajted kërkon një sulmues dhe Dibala mund të jetë një armë më shumë për “Djajtë e Kuq”, ndërkohë që klauzola për largimin e tij shkon deri në 15 milionë euro. Sulmuesi 29-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2025 me Romën, por e ardhmja e tij duket në dilemë.

LEXO EDHE:

Back to top button