Dimitrov: Bullgaria ka shkelur marrëveshjen, s’mund të ketë përparim nëse ka kërcënime

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot tha se nuk mund të ketë përparim në bisedimet me Bullgarinë, pasi që sipas tij Bullgaria vazhdimisht kërcënon dhe tashmë ka shkelur Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, përcjell Alsat. Dimitrov tha se Bullgaria ka shkelur nenin 2 të Marrëveshjes, që parasheh që Sofja zyrtare t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“problem i madh në përparimin e bisedimeve është atmosfera e kërcënimeve. Edhe populli maqedonas edhe ai bullgar kanë një fjalë “me forcë nuk ka bukuri”. Për afrim të vërtetë dhe për përparim të vërtetë nuk mund të bëhet fjalë nëse mbetet kjo atmosferë e kërcënimit. Nuk mund të kemi afërsi dhe përparim kur kërcënohet”, deklaroi Dimitrov.

Dimitrov tha se Bullgaria e ka vështirësuar dialogun pasi ka kontestuar gjuhën maqedonase.

“Bullgaria ka shkelur nenin 2 të Marrëveshjes, sipas të cilës Sofja do të na ndihmonte në rrugën evropiane, jo të na bllokon dhe të na vështirëson. Ne kemi përjetuar dy veto dhe problematizim të një gjëje që është shumë e brendshme, problematizimin e gjuhës tonë në nivel evropian, dhe këto hapa e kanë bërë dialogun e sinqertë shumë të rëndë. Ky është problemi kryesor”, tha Dimitrov.

LEXO EDHE:

Back to top button