Dimovski, të premten në “krehje” në Kuvend

Dimovski, të premten në “krehje” në Kuvend

Gazetar: Adrian Kerimi

Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski nuk u paraqit në mbledhjen e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AI-së për të treguar se si u pajis me shtetësi pro-rusi Oleksander Onishçenko. Dimovski u arsyetua me udhëtim jashtë vendit. Mbledhja u mbajt dhe u konstatua rendi i ditës, ndërsa sipas kreut të komisionit, Lupço Prenxhov kreu i ASK-së në Kuvend do të paraqitet të premten. Sipas tij, opinioni kërkon nga Dimovski të di përgjigjet e pyetjeve në vijim:

A e dinte ASK-ja se personi O. Onishçenko nga dita kur i ka sjell dokumentet për shtetësi maqedonase e deri sot ndodhet në listën e zezë të SHBA-ve?
A kishte ASK-ja informacion se Onishçenko nga shteti i tij amë dyshohet për krim dhe larje parash në vlerë prej 100 milion euro?
I njëjti ishte deputet në Kuvendin ukrainas por ligjvënësi i atij vendi ia ka marr mandatin?!
Deri sot kur flasim, ndaj personi në fjalë Ukraina ka lëshuar flet arrest?!
Zotëria në fjalë ka gjithashtu shtetësi ruse?!
Si ka konstatuar ASK-ja se i njëjti ka “dosje të pastër”?, tha Lupço Prenxhov, Kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AI-së.

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke komentuar skandalin me shtetësinë e Onishçenkos tha se veprimi i Qeverisë dëshmon se sa të rrejshëm janë parimet e tyre pro SHBA, BE dhe NATO.

“Nga njëra anë e kanë gjuhën plotë EU dhe NATO, ndërsa nga ana tjetër për para janë të gatshëm gjithçka të bëjnë, nëse duhet të shkelin edhe çdo parim dhe të punojnë me njerëz të cilët janë armiq të parimeve të tyre. Jam i shokuar se me sa lehtësi i jepen dokumente dhe shtetësi njerëzve me të kaluar të dyshimtë”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Onishçenko si person i padëshiruar për SHBA-të për shkak të ndikimit në zgjedhjet presidenciale, i përfshirë në rrjetin rus të ndikimit, i afërt me Moskën dhe i arratisur nga vendi i tij për shkak të dyshimeve për shpëlarje parash me vlerë prej mbi 100 milion euro, arriti të kalojë filtrat e këtij institucioni dhe të marrë vlerësim pozitiv si person me biografi të pastër dhe i denjë për shtetësi. Aplikimin për shtetësi Onishçenko e kishte bërë në vitin 2021, ndërsa statusin shtetas e mori falë vendimit të Qeverisë në maj të vitit 2022./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button