Distria Krasniqi gjunjëzon serben Nikoliç dhe kalon në çerekfinale

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e ka mposhtur kundërshtaren serbe, Milica Nikoliç, në raundin e 1/8-tës së Kampionatit Evropianit të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Distria i nisi garat pa luftë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-tës pati punë me kundërshtaren serbe, Nikoliç, në garat deri në 52 kilogramë.

Në këtë luftë, xhudistja pejane ishte dukshëm më e mirë, duke e detyruar kundërshtaren Nikoliç të gabojë disa herë deri sa mori karton të kuq. Pas kësaj fitore, Distria kalon në çerekfinale të Evropianit, ku do të përballet me xhudisten holandeze, Naomi van Krevel.

Vlen të theksohet se në Kampionat Evropian garoi edhe xhudistja jonë tjetër, Laurine Gashi, e cila u eliminua në rrethin e parë

LEXO EDHE:

Back to top button