Dita e Shën Gjergjit u festua në disa vende, por jo edhe tek ne?!

Dita e Shën Gjergjit u festua në disa vende, por jo edhe tek ne?!

Gazetare: Evi Shkopi

Sot është Dita e Shën Gjergjit. Gjeneratat më të moshuara e dinin se sot festohet përmes disa riteve të trashëguara brez pas brezi. Shumë prej tyre e identifikonin këtë ditë si festë fetare, por në fakt e njëjta është festë e kalendarit popullor, që u ka shërbyer stërgjyshërve për të dalluar fillimin dhe mbarimin e verës dhe të dimrit. Rini Useini, etnolog, thotë se kjo ditë kryesisht festohej nëpër fshatra, por tani fshatrat kryesisht janë zbrazur dhe bashkë me njerëzit ka ikur edhe tradita.“Shën Gjergji është festë e kalendarit popullor. Në të kaluarën Stërgjyshërit tanë, stërgjyshërit e popujve të tjerë që kanë qenë më të vjetër në Ballkan dhe viset tjera që kanë festuar kanë njohur verën dhe dimrin. Vera ka filluar ditën e Shën Gjergjit, pra që I bie më 6 Maj, dhe ka mbaruar në Shën Mitër. Në këtë mënyrë ata e kanë perceptuar kohën, pasi nuk ka pasur kalendar sikur sot. Janë mbledhur lule, Fëmijët shkojnë në një burim mbushin ujë dhe në atë ujë vendosin tre gurë me ngjyra të ndryshme dhe në mënyrë shumë të fshehtë duhet ta dërgojnë deri në shtëpinë e tyre dhe e vendosin afër një trëndafili në mënyrë që ditën e Shën Gjergjit të lahen me atë ujë”, tha Rini Useini- etnolog.

Gjeneratat më të moshuara kujtimet e ditës së Shën Gjergjit i kanë të freskëta. Madje thonë se do të ishte mirë që tradita të ruhej.

“Për Shën Gjergj më parë e kanë festuar shumë bukur. E kanë festuar me vajzat, kanë dal kanë mbledhur lule, me fëmijët kanë mbledhur lule, kanë qenë disa vjollcë,, më pas kanë shkuar edhe në shtëpi. Vajzave gjithashtu u kanë vendosur kurora me lule. Mendoj se do ishte mirë të ruhej kjo traditë.

Edhe vajzat e reja nuk e kanë qejf, kurse në më përpara kemi kaluar shumë bukur”.

“A po kur ishim fëmijë po. Kjo është festë, duhet të ruhet tradita, nëse jo, nga do takohen njerëzit me njëri tjetrin. Më parë luhateshin në pemë, ndonjë pemë të madhe. Vendosnin një litar të madh dhe luhateshin, qoftë vajzë apo djalë dhe i këndonin këngë. Kohëra të bukura, atëherë ka pasur më shumë stabilitet. Tani nuk kanë durim njerëzit. Nuk festojnë”.

Por gjeneratat më të reja, apo thënë ndryshe fëmijët as nuk e dinë se sot është Shën Gjergji, apo

“Unë jam 10 vjeç. Sot është dita e Shën Gjergjit. E dije këtë gjë?
– Jo.
Të kanë shpjeguar gjyshja jote, ose mami jot se çfarë kanë bërë në këtë ditë?
-Jo.
Do e pyesësh gjyshen tënde që të të shpjegojë më shumë rreth kësaj dite?
– Do ta pyes.”

Shën Gjergji është festë me shume rite : gjelbërim, ndezje e zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurje kurorash nga fëmijët, lagia e njerëzve të shtëpisë me “ujë pa folur”, shilarthi i fëmijëve në pemë apo dyer të oborrit, rite në ara e ndër bagëti për mbarësi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button