Dita Ndërkombëtare e Personave me nevoja të posaçme, Qeveria promovon strategji për të drejtat e kësaj kategorie

Dita Ndërkombëtare e Personave me nevoja të posaçme, Qeveria promovon strategji për të drejtat e kësaj kategorie

Gazetar: Adnan Qaili

Dita Ndërkombëtare e Personave me nevoja të posaçme, u shënua një ditë më herët në Qeveri. Në këtë aktivitet u promovua strategjia 2022-2023 për të drejtat e kësaj kategorie të qytetarëve. Janë siguruar fonde për punësimin e 725 asistentëve arsimorë në mësimdhënie që mbështesin mësuesit dhe nxënësit me aftësi të kufizuara. Nga Qeveria zotohen se do të ndërtojë akses më të mirë për personat me aftësi të kufizuara në 100 shkolla në vend. Në kuadër të mbështetjes financiare për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve, ku personat që përdorin të drejtën e aftësisë së kufizuar, prindërit do të marrin edhe nga 3,000 denarë shtesë për fëmijëve me aftësi të kufizuara deri në moshën 26 vjeçare.

“Ministria e Shëndetësisë në politikat e saja shëndetësore që i bën në drejtim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për të gjithë banorët e këtij vendi, më konkretisht për personat me nevoja të veçanta ka thur një strategji, në të cilën bëhet klasifikimi i funksionalitetit që është i përkrahur si hap ndërkombëtar për ti vlerësuar anët pozitive të çdo personi dhe duke u fokusuar më tepër në aftësitë e tyre, të cilat mund ti kenë si inteligjenca ose në aspektin funksional. Mund të shfrytëzohet kapaciteti i çdo personi në shoqëri dhe duke i inkuadruar në punët e përditshme apo në jetën e tyre sociale”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button