“Djajtë e Kuq” gjejnë zëvëndësuesin e Ronaldos, kushton “vetëm” 100 mln euro

Mançester Junajted është në kërkim të një lojtari sulmues për të zëvendësuar Kristiano Ronaldon. Sipas “Todofichajes”, skuadra e Man. Junajtedit është i interesuar për një tjetër portugez, sulmuesin e Atletiko Madridit, Zhoao Feliks.

Gjiganti anglez dëshiron të blejë një lojtar 23-vjeçar në janar dhe është gati të paguajë 100 milionë euro për transferimin e tij. Feliks luan për skuadrën spanjolle që nga viti 2019.

Deri me tani Feliks ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tre asistime në 18 ndeshje në këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button