“Djajtë e Kuq”, nga vendi i parë do të sfidojnë Liverpullin

Man. Junajted ka arritur të mposhtë skuadrën e Barnlit, me rezultatin minimal 1-0. Me këtë fitore, klubi i menaxhuar nga Ole Gunnar Solskjaer, është ngritur në pozitën e parë me 36 pikë. Pas disa rasteve që kishin “Djajtë e Kuq”, goditja e fortë nga Poll Pogba 71’, rezultoi që të zhbllokohej ndeshja. Ndeshja e ardhshme e Man. Junajtedi do të jetë pikërisht njëra nga vendimtaret këtë vit, ku do të luajnë me Liverpullin.

Një ndeshje tjetër, e cila u zhvillua në të njejtin orar si kjo ndeshje ishte ajo midis Vulverheptonit dhe Evertonit, u mbylll në favor “të kaltërve” me rezultat 2-1

LEXO EDHE:

Back to top button