“Djajtë e Kuq” ofertë rekord për 18 vjeçarin Garnaço

Sipas mediave britanike, Man. Junajted i ka ofruar Alejandro Garnaço kontratën më të gjatë ndonjëherë. Drejtuesit e klubit janë të prirur ta lidhin atë për aq kohë sa të jetë e mundur, duke besuar se ai mund të bëhet pasuria e tyre më e madhe në vitet e ardhshme. Sipas “Mirror”, ata po i ofrojnë Garnaço-s një kontratë tetë vjeçare. Ata shtojnë, megjithatë, se lojtari argjentinas nuk është i sigurt nëse do ta nënshkruajë atë. Kontrata aktuale e Garnaço-s skadon në vitin 2024 dhe menaxherët e tij duan të nënshkruajnë vetëm një marrëveshje katërvjeçare.

Junajtedi dëshiron t’i paguajë atij 32,000 paund në javë – oferta më e madhe për një adoleshent në historinë e klubit. Por menaxherët e tij duan një marrëveshje me vlerë prej 40,000 paund në javë. Ndërsa Garnacho nuk mendohet të jetë i prirur për të nënshkruar një marrëveshje tetë-vjeçare, nuk ka asnjë sugjerim që ai do të donte të largohej menjëherë.

Real Madrid do të ishte i prirur ta nënshkruante atë, nëse ai vihej në dispozicion. Ndërsa Atletiko Madrid do të dëshironte gjithashtu ta kthente atë në kryeqytetin spanjoll, pasi e humbi atë në moshën 16-vjeçare për vetëm 420,000 paund në tetor 2020. Vlera e Garnaços është rritur së bashku me kohën e tij të lojës këtë sezon, duke i komplikuar negociatat. Ai ka bërë 16 paraqitje dhe shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë në ndeshjen e fundit përpara Kupës së Botës, një gol që i dhuroi fitoren skuadrës kundër Fulhamit.

LEXO EDHE:

Back to top button