“Do të ketë përballje të dytë mes Xhoshuas dhe Usyk”

Promotori i Oleksandr Osyk, Aleks Krasjuk, ka konfirmuar se Entoni Xhoshua ka aktivizuar klauzolën e përballjes së dytë, pas takimit të parë 25 shtator. Klauzolë e sfidës së dytë, ishte vendosur në kontratë, edhe nëse britaniku i humb apo mbron gjithë titujt.

“Duke ndjekur burimet, ai tashmë ka aktivizuar klauzolën e sfidës së dytë. Gjëja e parë që tha kur erdhi në këndin e ringut ishte ‘do shihemi në sfidën e dytë”. Nuk u konsiderua si mundësi, ishte vendim dhe dëgjova që Edi Hern dhe Entoni Xhoshua, ishin duke diskutuar për për sfidën e dytë. Ata po diskutonin për kohën dhe Xhoshua dëshiron të fitojë. Por, mund të them se kjo përballje do të ndodh. Jemi gati dhe besoj që Tajson Fjuri do nokautohet nga Deontej Uajllderi, pra nuk do këtë rol”, tha mes tjerash Krasjuk.

Xhoshua pritej të përballej me Fjurin, por pastaj u detyrua të mbronte titujt ndaj Usyk, kurse në fundjavë i humbi të gjithë titujt e peshave të rënda.

LEXO EDHE:

Back to top button