Doja Cat thyen heshtjen pas kritikave për perfomancën në “Oscar”

Doja Cat thyen heshtjen pas kritikave për perfomancën në “Oscar”

Këngëtarja Doja Cat ka reaguar pas kritikave që ka marrë për perfomancën në “Oscar”.

Ajo gjatë ceremonisë së 97-të të ndarjes së çmimeve nga Akademia e Filmit, ka interpretuar këngën ikonike të serisë së filmave “James Bond”, “Diamonds Are Forever”, e cila fillimisht u këndua nga artistja Shirley Bassey.

Pas performancës, ajo u përball me kritika të shumta për shkak të disa notave të pasakta dhe u përshkrua si “e çrregullt” nga disa shikues, ka raportuar The Sun.

Në përgjigje të kritikave, Doja Cat ndau mendimet e saj në Instagram, duke pranuar se ndjeu emocione të forta gjatë performancës, por gjithashtu shprehu krenari për sfidën që mori përsipër.

“Faleminderit Akademisë së Filmit dhe Vanity Fair që më ftuan. Nuk kam mundësi të këndoj shpesh në këtë mënyrë dhe ajo që bëra ishte e guximshme dhe e frikshme për mua. E di që shumë njerëz nuk e pëlqyen, por shumë të tjerë e pëlqyen dhe ndihem mirë që e shtyva veten. Kënga është një klasike dhe kam punuar shumë për të, por emocionet më kapën dhe disa nota dolën jo edhe aq mirë”, ka thënë këngëtarja.

Ajo e përmbylli postimin duke e quajtur “bekim” mundësinë për të performuar në një ngjarje kaq prestigjioze dhe shprehu dëshirën për të marrë pjesë në ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

 

LEXO EDHE:

Back to top button