Dokumentet personale, MPB-ja zbulon skemën kriminale
Dokumentet personale, MPB-ja zbulon skemën kriminale
Departamenti për kontroll të brendshëm pranë MPB-së ka ngritur kallëzim penal ndaj katër personave. Bëhet fjalë për dy policë të Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup, një mësimdhënëse në shkollë të mesme dhe një zjarrfikës nga Qyteti i Shkupit, për korrupsion gjatë lëshimit të dokumenteve personale. Sipas policisë, nga shkurti deri në prill të vitit 2024 kanë organizuar së bashku një skemë për përshpejtimin e lëshimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe patentë-shoferëve, për çka kanë marrë para nga qytetarët. Duke keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë mundësuar përfundimin me prioritet të procedurave, në kundërshtim me procedurat ligjore. /Alsat.mk








