“Donald ka energji manjetike”, ‘Melania’, rrëfimi për jetën si modele dhe si Zonjë e Parë
“Donald ka energji manjetike”, ‘Melania’, rrëfimi për jetën si modele dhe si Zonjë e Parë
Për vite me radhë, thuajse u zhduk, pavarësisht problemeve ligjore, e jo vetëm, me të cilat i shoqi, ish-president përballej. Por me rikthimin e tij, rikthehet edhe Melania Trump.
E papërfolur publikisht që prej janarit të 2021, edhe pse shumë diskutuan një divorc të mundshëm të çiftit, Melania u shfaq në publik e buzëqeshur, sharmante në elegancën e saj, edhe kur në mes të tetorit, u publikua libri i saj me kujtime, i titulluar thjesht Melania. Libër me 256 faqe, në të cilin përshkruan përjetimet e saj në martesën me Trump e zgjedhjet e tij politike, duke lënë në hije totalisht, jetën e saj të mëparshme, atë të modeles.
Teksa bëhen gati të rikthehen në janar, në Shtëpinë e Bardhë, të gjithë kanë nisur të mendojnë, nëse Melania si zonjë e parë, do të ketë një rol ndryshe nga sa pati gjatë mandatit të parë të të shoqit.
Kur Trump fitoi presidencën në 2016, e shoqja fillimisht mungonte në Shtëpinë e Bardhë e ishte e pranishme në shtëpinë në Nju Jork, bashkë me të birin. Nuk ishte tradicionale në rolin e saj, siç më herët zonjat e para kishin qenë.
Por ekspertët besojnë se zonja Trump, do të ketë një qasje ndryshe këtë herë nga 4 vite më parë. Shumë i referohen si emigmatikja Melania Trump, që ndryshe nga paraardhëset e saj, shumë pak është shfaqur në publik, shumë pak fjalime ka mbajtur dhe shumë pak e ka shoqëruar të shoqin, edhe në këtë fushatë të fundit elektorale.
Ekspertët bien dakord kur thonë se Melania Trump, njëjtë si Michele Obama, ka qenë një zonjë e parë absolutisht unike dhe moderne. Por ndryshe nga Michele, Melania bën gjithçka ikërkojnë dhe përmbush gjithnjë pritshmëritë.
Kështu ndodhi edhe kur Donald Trump u përball në 4 vitet e pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, me dhjetëra akuza të rënda e çështje ligjore. Mungesa e saj, jo pak herë, ngriti pikëpyetje, edhe në kopertinat e revistave prestigjoze.
“Ku është Melania”? Mungoi deri në korrik të këtij viti, kur u shfaq në krah të Donald Trump në Konventën e Republikanëve, veshur me një kostum të kuq elegant të Christian Dior. As aty nuk foli por kur Melania flet, fjalët janë të zgjedhura me kujdes.
Në librin “Melania”, në shitje në çdo librari, Melania Trump sot 54 vjeç, flet për karrierën e saj si modele, admirimin për të shoqin apo edhe pak detaje të jetës private. Në këtë libër, Melania flet edhe për sensin e fortë të detyrës dhe sesi e përdori platformën e Zonjës së Parë, për të bërë gjëra të mira.
Veshjet e saj, shija në look, ishin padyshim subjekt i mahnitjes, deri në dehjen e mediave, sidomos kur veshi xhaketën me shprehjen, “Nuk ma ndjen, po ty”?
Shkurtimisht në libër, Trumpin e veçon si energji manjetike, që prej shtatorit të 1988, kur e takoi për herë të parë gjatë Javës së Modës në Nju jork. Shkruan për akuzat për autizëm ndaj të birit, Barron, i cili sipas saj është thjesht natyrë e tërhequr që nuk e pëlqen publikun, shkruan për abortin, mashtrimin me zgjedhjet e 2020 si dhe tentativën për vrasjen e Donald Trump.
Ndoshta në këtë mandat të dytë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mes pritshmërive se do të jetë ndryshe nga i pari, edhe vetë Melania, do të vijë më ndryshe, më aktive, e ndoshta edhe më e buzëqeshur nga 4 vitet e para, kjo sepse tashmë nuk i mungon as eksperienca.